Πέμπτη 18 Οκτωβρίου 2012

NOI&VOI FEREKA(fieri)

Këtu, në këtë hapësirë, erdhën sipas disa autorëve , familjet e para vllehe që e dominuan qytetin deri më fillimin e shekullit XX. Kozmai pretendon se familjet Xoxa, Kilica, Papa, Papuçiu, Dema, Pogaçe, Tiço, Bozdo, Vërrija, Poro, Dhima, Plaka etj., ishin që në djegien e parë të Voskopojës. Vrionasit me të cilët lidhet themelimi institucional i Fierit për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegies së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit. Pastaj, banorët e katër lagjeve të vjetra Shkozë, Pasha, Belik dhe Kishë u paguanin atyre për truallin e shtëpisë një taksë vjetore prej 20 groshë ari. Th. Kapidan në Librin ‘Freserotu’ thotë se prishja e Voskopojës solli që më 1840 të kishte në Fier rreth 280 familje. “Tregtia bëhej nga vllehët dhe më anë të skelës së Porto e Seman çoheshin kuaj, gomerë dhe lopë, yndyrna dhe cereale, misër, thekët dhe tërshërë. Themelimi i Fierit lidhet me prishjen e  Voskopojës sepse që nga 1769 e këtej vinin blegtorë të joshur nga klima e butë dhe nga kullotat e shumta. Këta banorë ngritën shtëpitë e tyre përdhese me kallam lyer me baltë pasi Vrionasit nuk lejonin oxhaqe. Fillimisht ishin 24 shtëpi të tilla”. Banorët kuptuan magjinë e vendit të ri  me ndërtimin e Urës së Gjanicës nga e bija e Kurt Pashës Ngurëzës, Rapusheja më 1764, objekt që gati 25 vjet më vonë do ndihte edhe ngritjen e Kishës së Shën Gjergjit (Ay YORY)

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.