Κυριακή 22 Ιουλίου 2012

NOI&VOI (Themeli i Bashkësisë Ortodokse Vllehe të Tiranës dhe nismëtarët e saj (1818-1922)



 Kodikët e Shqipërisë përbëjnë
një pasuri monumentale të
kulturës dhe mendimit njerë-
zor. Njohja e vlerave të shumëfishta të tyre
është objekt dhe detyrë e antropologjisë
kulturore. Kodikët janë libra në dorëshkrim që përmbajnë shkrime të shenjta:
bibla, ungjillorë, gjeografikë. Ato konsiderohen si dëshmi më të hershme së historisë së Shqipërisë nëpër treva shqiptare
si: Berati, Vlora, Fieri, Durrësi, Elbasani,
Tirana, Korça, Erseka, Përmeti, Gjirokastra, Saranda etj.
Në shtatë kodikë të rrallë dhe unikalë
shkruar në pergamenë që kanë arritur deri
në kohë moderne dy prej tyre gjenden në
Shqipëri. Kodikët e purpurt të Beratit kronologjikisht përfaqësojnë një prej varianteve
më të vjetra të Besëlidhjes së Re dhe renditet
në 3-4 më të hershëm në botë (SHSB).
Është Berati ai që mori rolin e një
kryeqendre administrative dhe kulturore
historike kishtare. Ai shquhet për numrin më të madh të kodikëve. Edhe sot ai
shquhet përmbi 75 kodikë që ruhen në
arkivat shtetërore.
Berati është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe kryeqendra e
Myzeqesë. Nga regjistrimet që ka bërë administrate turke në fillim të shekullit XX
del se “Në sanxhakun e Beratit kanë banuar
10125 arumunë. Në atë kohë e gjithë Shqipëria
kishte rreth 750000 banorë”.  Gustav
Weigand (1860-1930) që për të studiuar
arumunitetin shkon në Shqipëri dhe thotë
“Nga 12000 banorë që jetonin në Berat 9000
ishin vllehë dhe 3000 shqiptarë” (Kares). Që
në vitin 1864 Perandoria turke lejoi hapjen
e shkollave vllahe në të gjitha vilajetet e
saj. Gjimnazet u hapën në: Manastir, Selanik, Janinë dhe Berat.
Një ndërthurje të problematikës ungjillore me atë laike është dhe kodiku i
Voskopojës. Në shek. XVIII atje u hap dhe
Akademia, kishte dhe shtypshkronjën e
tyre ku botonin dhe libra në gjuhën vllahe. Në qytetin e Shqipërisë së Jugut dikur
i banuar thuajse 100% vllahë në XVIIIkishte rreth 6000 banorë. Voskopoja njihet si
vendi i 40 kishave krishtere ortodokse. Jo
më kot quhet “Mbretëresha e kulturës
dhe arsimit shqiptar”. Kodiku i Voskopojës ka lidhje me emrin e Teodor Anastas Kavaliotit, nxënës Evgjeni Vulgarasit,
 i cili ishte bërë një dijetar nga më të shquar të kohës në Ballkan. Leksionet e Vulgarasit në Akademinë e Janinës dhe veprat e botuara prej tij
u përhapën në gjithë Europën. Ai është
përkthyesi i disa veprave të Volterit,
predikoi dhe teorinë e filozofit anglez,
Lokut, e cila justifikonte të drejtën për
restaurimin mendor dhe shoqëror.
Esnafi i bakërxhinjve të Voskopojës e
dërgon Kavaliotin me shpenzimet e veta
të mësonte në Janinë ku Vulgarasi jepte
mësime në kolegjin “Marusia”.
Në vitin 1750 Kavalioti në moshën 22
vjeç u kthye në Voskopojë dhe u bë rektor
i Akademisë. Ai atje ka dhënë mësimet e
gramatikës, filozofinë, teologjinë dhe shkencat e natyrës.
Nga veprat të hartuara prej tij si tekste mësimore janë ruajtur si dorëshkrime
në gjuhën greke si: “Logjika” (1767); “Fizika” (1752) dhe “Metafizika” (1767). I pari
fillon me shënimin “Traktati i Logjikës”.
Më 1760 boton në shtypshkronjën e Voskopojës (doktor i së cilës ishte Mihal Shipskani) veprën dinjitoze “Gramatika” në gjuhën greqishte që ia kushtoi Josifit, patrikut
të kishës së Ohrit me origjinë voskopojare. Më 1770 botoi në Venedik librin “Protoporiu” që përmbledh dhe një fjalor trigThemeli i Bashkësisë Ortodokse Vllehe të Tiranës dhe nismëtarët e saj (1818-1922)
juhësh greqisht-vllahisht-shqip me 1170
fjalë. Pikëpamjet filozofike të Kavaliotit u
formulua nën ndikimin e filozofit të lashtë grek Aristotel. Më 1774 u ribotua në
Venedik gramatika e greqishtes me 10 vjersha të botuar nga mësues që e quanin
veten “nxënës të Kavaliotit”.
Kodiku i Voskopojës në përmbajtje lidhet me tekstet shkollore. Në to përfshihen këto tema shkencore: Mbi fillimet e
fizikës, ndarjen të saj; Bazat e kimisë; Mbi
hapësirën, mbi natyrën, mbi vendin e
palëvizshëm; mbi nisjen dhe lëvizjen në
hapësirë; Trupat e nxehtë dhe trupat e
ftohtë; Lagështia në përgjithësi dhe
lagështia në banesa; Lëvizja dhe qëndrimi; Mbi elementët e natyrës, toka, uji,
drita; etj. Në shkrimin e mëposhtëm do
të mundohem të trajtoj: Kodikun e Kishës
së Dëshmorit të Madh Shën Prokopit të Tiranës
(1818-1922).
Kodiku i Tiranës përmban të dhëna të
vlefshme e të pasura për zhvillimin shoqëror, ekonomik, arsimor, kulturor dhe
fetar të Bashkësisë së Tiranës nga fillimi i
shekullit XIXtë
dhe çerekshekullit të XXtë
. Sipas shënimeve të para të kodikut del
se në fillim është përdorur si regjistër ku
epitropët herë pas herë verifikonin të
ardhurat dhe shpenzimet të kishës, shënonin gjendjen e të hollave që ajo kishte në
fakt në regjistër.
Regjistri përdorej dhe për shënimin e
emrave të dhurueshme dhe të bamirësisë
të herëpashershme të bashkisë që kontribuonin në ndërtimin dhe zbukurimin
e kishave e sidomos të shkollës. E para
listë e kësaj natyre e regjistruar në këtë
kodik është ajo e vitit 1818
-të
për ndërtimin
e kishës e Shën Prokopit të Tiranës. Le të
konkretizojmë me ndonjë nga ato kontribute që ishin dhe nismëtare të themelimit të Bashkësisë Ortodokse të Tiranës.
Faqe 3.  Viti 1818. Ndihmuan për
Kishën e Dëshmorit të Madh Shën Prokopit të Tiranës.
Dhuruan
At Agathanjeli gr. 100. I përjetshëm kujtimi
Nasi Voilla gr. 250 I përjetshëm kujtimi
Nishku i Lipit gr. 150 I përjetshëm kujtimi
Mitri Thanasi gr. 150 I përjetshëm kujtimi
Jani Tërbo gr. 100 I përjetshëm kujtimi
Miha Belloit gr. 50 I përjetshëm kujtimi
Goga Stamati gr. 50 I përjetshëm kujtimi
etj.
Faqe 2
1819 shkurt 16
-të
U gjetën të holla të kishës që numëruan dhe
janë:
gr. 541
1820 shkurt 8
-të
Bëmë llogari me epitrofin
U gjetën gr. 640
Edhe të tjerë gr. 140
Për 2 vjet 1829 gr.
Faqe 6
-të
Naun Zgalla (nga Llenga) gr. 50 I përjetshëm kujtimi
Dhimo Zgalla (nga Llenga) gr. 50 I përjetshëm kujtimi
Todo Koja (nga Niça) gr. 50 I përjetshëm kujtimi
Miha Janku (nga Niça) gr. 50 I përjetshëm kujtimi
Faqe 6
-të
Oxhaku i kazanxhinjve, gr. 400 I përjetshëm kujtimi
Oxhaku i kallainxhinjve gr. 250 I përjetshëm kujtimi
Rusha e Jana Xhumarës dhuruan një qingj
 – I përjetshëm kujtimi.
Mbajtja e llogarive nga epitropët në
forma të përshkruar vazhdon për vite me
radhë. Në kodikun e Tiranës është hedhur
më vonë (1875-1876). Lista e ndihmëtarëve për ndërtimin e një kishe tjetër
ajo e ungjillizmit për afër saj dhe shkolla
ortodokse. Kodiku është shkruar në gjuhën greke. E theksojmë këtë se në kohën
e pushtimit turk, gjuha greke ka qenë gjuha e kishës, arsimimit dhe e kulturës
pothuajse në të gjithë popujt ortodoks të
Ballkanit. Në kodikun e Tiranës takon
rrallë terma vllahe. Le të konkretizojmë
disa nga ato terma:
“Nga Fjalori konvencional
Emra shtetërore
Perru rrosh = Flokëkuq = Rusia
Lingura = Luga = Inglitera
Franca = Gjethe = Franca
Këtha(berosca) = Breshka = Italia
Shoruku = Miu = Austria
Limba supeseri = Gjuha e hollë = Greqia
Tseruhia = Opinga = Serbia
Gerosu = I trashi = Bullgaria
Tëjatllu = I preri = Turqia
Limba Nostre = Gjuha jonë = Vllah /
Rremene etj.
 Nga viti 1834 e këtej kodiku i Tiranës
është i pasuruar dhe me shënime të tjera.
Në të figurojnë të regjistruara procesverbale të herëpashershme të Mbledhjeve  të
Përgjithshme të Bashkësisë ortodokse të
Tiranës të firmosura prej titullarëve të
Mitropolisë së Durrësit apo prej të deleguarve të tjerë dhe anëtarëve të Dhimogjerondisë së vendit me tematika të tyre
që zakonisht ishte:
Shqyrtimi i të ardhurave dhe i shpenzimeve të kishës që kishte të bënte me
vetë jetën e bashkisë sepse në kohën e
pushtimit turk strumbulluan rreth të cilit vërtitej jeta e çdo Bashkësie Ortodokse
ishte kisha.
Detyrat që atyre u dilnin lidhur me
shkollën dhe ecjen e saj përpara sepse
shkolla siç del nga të dhënat e kodikut
përbënte kujdeset e tyre të para

Zgjedhja e epitropëve të rrënjës e probleme që lidhnin herë pas here në gjirin e saj.
Kodiku është bërë i njohur përherë të
parë në botën shkencore nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX-të
. Është
përkthyes në vitin 1997 nga teologu
Dhimitër Beduli në gjuhën shqipe, njeriu që punoi një jetë të tërë (mbi 60 vjet)
vetëm për një qëllim për Kishën Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë së cilës i dha një
shtysë në ekzistencën dhe zhvillimin e saj.
Ai ishte pajisur me një kulturë të gjerë
evropiane. Mbasi mbaron shkollën plotore
në vendlindjen e tij vazhdon gjimnazin e
Athinës dhe më pas kryen studimet e lar-ta për teologji mbasi përfundon atë shkon për t’u specializuar për muzikën bizantine në Besarabi. Fill pas këtij specializimi emërohet mësues feje të krishterimit
ortodoks në Pogradec ku krijon atje dhe
korin e kishës. Më vonë pedagog në seminarin kombëtar ortodoks “Apostul Pavli”
në Tiranë. Është autor i shumë librave
ortodokse etj.
Në kodikun e Tiranës jepen të dhëna
lidhur me jetën e Bashkësisë Ortodokse
të Qytetit të Tiranës si fiset: Voilla nga
Voskopoja; Nishku, Sheguna nga Grabova; Fendiku, Shundi, Pano, Zgalla nga
Llenga; Koja, Janku, Prendi, Mara nga Niça
e Mokrës; Hobdara, Heba, Jorganët, Misha,
Çoba, Topulli nga Belica; Duniba nga Bllaca; Xhumara nga Elbasani etj.
Një numër i madh studiues evropianë
kanë përdorur thellësisht dhe gjerësisht
kodikun e Tiranës në fushën e linguistikës,
etnografisë, etno-kulturore mbi origjinën dhe
historinë e vllehëve në mënyrë të veçantë në
Gadishullin Ballkanik.
Mjaft nga ato thonë se “Vllahët janë
superrumunë”. Bie në fakt që këta studiues janë shumë të përafërt midis tyre me
tezat që hedhin. Tezat e tyre mbizotëruese
është ajo me origjinë trako-ilire.
Sipas E. Thumnan (1774) “Shqiptarët
dhe vllahët janë popuj të vjetër të Evropës”
(Historia e Ballkanit).
Ndërsa antropologu grek A.M. Poulinas ka pohuar se  vllahët janë një popull
paraindoeuropian.”
Gustav Weigand gjerman është më i
dëgjuar për historinë, etnografinë, kulturën dhe dialektin, vllah jo vetëm në
Evropë por dhe në botë. Ai është vllah nga
Taipeku i Gjermanisë dhe ka ngritur në
Gjermani institutin e gjuhës vllahe. Ka
botuar dhe publikuar një varg librash në
fushën e linguistikës vllahe.
Në fund të shekullit XIX dhe fillimi i
shekullit XX-të
bëri studime të hollësishme
për dialektin dhe terminologjinë vllahe në
Bashkësinë Ortodokse të Tiranës. Elementet kryesore linguistike ai i mblodhi nga
kodiku i Tiranës.
Le të përmendim ndonjë frazë apo
emër nga ky kodik të nxjerrë nga ai vetë:
“Va s’planga nipa e sit” (do të qajnë nipër);
“L’a herasimu,” (të gëzohemi); “pri (alli)
mnvesta” (mbi kalë nusja) etj. Nga kodiku
i Tiranës ai mblodhi një numër i madh
emrash, mbiemra, folje, përemra etj.
“biserka” (Kishë); “Casa” (Shtëpi);
“bautura” (Pyll); “berbechl” (dash);
“nvesta” (nuse) “fratelo” (vëlla);
“limba” (gjuhë); “Capra” (dhi);
“muliera” (grua); “pana” (bukë)
“un” (një); “vaca” (Lepe) etj.
Elementet gjuhësore të nxjerra nga
kodiku i Tiranës ai i krahasoi dhe me ato
që kish grumbulluar nga: Epiri, Thesalia,
Maqedonia, Bosnje-Hercegovina duke parë
që ato terma ishin të përafërta mori për bazë
dialektin vllah të Bashkësisë së Tiranës.
Edhe akademiku Thoma Kupiduni për
botimin dhe publikimin e një vargu të
madh librash për dialektin vllah ka marrë
si bazë kodikun e Tiranës. Një nga ato
është libri “AROMAN DIALEKTI,” AROMAN Studii, LINGVISIC”. Pjesët kryesore
të këtij libri madhor. – Dialekt arumen. –
Vendi i dialektit arumen në gjuhën rumune. – Fonologjia. – Morfologji etj. Termat kryesore për hartimin e këtij libri u
mor vetëm nga kodiku i Tiranës.
Nga fundi i shekullit 9
-të
gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri viziton Tiranën studiuesi austriak Georg Von Hahn i cili në
bazë të të dhënave që mblodhi dhe vëzhgoi personalisht në Bashkësinë Ortodokse
vllahe të Tiranës, ai nxori si konkluzion se
nga 2000 shtëpi që kish Tirana, 100 për
qind kishin Bashkësia Ortodokse vllahe:
Baralearuen një studiues rumun në një
vepër e botuar prej tij më 1912 thekson se
në Tiranë kishte 150 familje vllahe.
Edhe Nikolla Jorgo në një libër të botuar prej më 1919 jep shifra 2000 dhe nga
regjistrimet e bëra në atë kohë dilte se
900 banorë të qytetit ishin vllahë.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.