Κυριακή 29 Ιουλίου 2012

NOI&VOI Bashkësia Ortodokse e Tiranes



Tirana u themelua në vitin 1614                                  
me popullsi nga fshatrat e malë
sisë të islaminizuar plotësisht –
ka thënë Prof. Kristo Frashëri – Në shekullin 18
-të
mori formën e një qyteti. Elementi i
krishterë është ai i ritit ortodoks kryesisht
vlleh të cilët kanë luajtur një rol të dukshëm në jetën e qytetit.
Në fillim Bashkësia Ortodokse e Tiranës si qendër banimi ishte formuar jashtë qytetit në anën jugperëndimore të tij
midis Qytetit të Nxënësve të shkollave të
mesme profesionale dhe zdrukthëtarisë
“MISTO MAME” (Kod. Tir.).
Sipas jetës që bënin vllahët ata ndaheshin në tre grupe kryesore:
a) Nomadë, që njiheshin me emrin Fërshërotë pa qendra të caktuara.
b) Gjysmënomadë ishin ata të cilët njihnin vendlindjen, banesat i kishin të qëndrueshme si gjatë verës ashtu dhe gjatë
dimrit. Nga muaji Maj gjer në tetor qëndronin në zonat malore ku kishin kullotat
si: Valamarë, Sopot, Martanesh, Gramoz,
Mali i Thatë etj. kurse kohën tjetër e kalonin në zonën fushore ku kishin shtëpitë.
c) Të nguliturit qenë ata me banim të
përhershëm në qytet, komunë apo fshat.
Të tilla kanë qenë: Berati, Fieri, Vlora,
Lushnja, Nanga, Durrësi, Tiranë, Elbasani,
Korça, Pogradeci, Erseka, Gjirokastra.
Në zonën e Myzeqesë sipas studiuesve
janë këto fshatra (pra mbi 60): Pesceva,
Sufti, Rapani, Mifoli, Armeni, Lenani,
Peshtani, Armeni, Carbunari, Lapardha,
Breçani, Gramara, Cinca e shumë të tjerë.
Në zonën e Korçës: Grabova, Llenga,
Niça, Shipska, Voskopoja, Negovani, Ballkameni, Stepani, Boboshtica, Dishnica etj.
Në krahinën e Zagorisë me 46 fshatra
në vitin 1780 nga këto 34 fshatra ishin
vllehë. Më gjerë për popullsinë vllahe
nëpër qytete apo fshatra do trajtohet në
shkrimet të mëpasme.
Trevat e pasura me kullota nuk kanë
qenë të panjohura për blegtorët vllahë.
Fusha e Tiranës – thuhet në historinë e
Shqipërisë – përdorej më tepër si kullotë
se sa tokë buke. Vit për vit blegtorët vllah
vendas dhe të rrethinave vinin këtu në
meratë e zëna me qera me tufat e tyre për
të dimëruar. Sipas kodikut të Tiranës ishte e njohur edhe një kategori ajo e vllahëve
karvanxhinj që me kuajt e mushkat formonin karvanë për transportimin e
mallzënë dhe bereqetit nga njëra trevë në
tjetrën qenë më të njohura jo vetëm në
vendin tonë por në gjithë Ballkanin, madje
edhe në Austro-Hungari, Poloni, Gjermani,
Francë etj. Në vendin tonë karvanët për
transport mallrash përshkonin rrugët që
lidhnin Tiranën me Durrësin, Manastirin
me Elbasanin, Dibrën, Selanikun, Janinën,
Korçën, Beratin, Vlorën etj. Dhe ata që kryenin transport me karvanë qenë vllahët.
Qysh në fillim të shek. 19
-të
përmenden
në Tiranë vllahët Mark Heba, Thanas
Fendiku etj. që me karvanët e tyre i shërbenin tregut të Tiranës.
Në vendin ku u formua Bërthama e
Parë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës
është një toponim: “Fëntëna a la Bana” më
vonë “Kroi i Banës” (termi Fentënë vjen
nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë “Çezme apo krua, ndërsa
termi tjetër “Banë”, do të thotë në shqip
“Jetë”. Sipas hulumtimeve të bëra, ky ishte vendi më tërheqës për vllahët. Aty ata
ngrinin kasollet (Këlivat) e tyre provizoret
për banim, po aty rrotull ata ngrinin stanet. Pak më larg, “Krojet e Shëngjinit” u
siguronin ujin e pijshëm, ndërsa “Lumi i
Lanës” ujin për bagëtitë.
Dihen gjithashtu dhe shumë toponBashkësia Ortodokse e Tiranës  u themelua nga vllehët
ime të tjera për vllahët e Tiranës. Në Tiranën e Re afër rrugës që të shpie tek Parku
i Madh ishte një toponim me emrin “Stanet e Gogëve”. Aty vllahët nomadë përqendronin bagëtitë e tyre. Nga banorët të Tiranës (autoktonë), këta vllahë quheshin
“Gogë” të ngjashëm me termin vllah “arvenites” që në shqip do të thotë “të ardhur”.
Ndërsa banorët autoktonë të Pogradecit i
quanin “kurbetcinjër” term i ngjashëm me
“të ardhur” apo “jo vendas”.
Në anën verilindore të Tiranës mbi
fshatin Suzel është një toponim tjetër
“Pero, Vllahinkave” dhe ku sipas traditës
dhe vajzat vllahe që shkonin atje për të
larë rrobat dhe enët e shtëpisë.
Dihet se nga gjysma e shek. 17
-të
pushteti turk qe mjaft i dobët. Nëpër krahina
të ndryshme të mbretërisë otomane
mbretëronte anarkia feudale dhe pasiguria
(Historia e Shqipërisë) Shtypja, shfrytëzimi i egër dhe sidomos grabitja qenë të padurueshme, mjaft qendra dhe fshatra u
plaçkitën e u prishën. Le t’i referohemi për
këtë kodikut të Shën Prokopit të Tiranës:
U prish Voskopoja (2 shtator 1769) e
cila gjatë atij shekulli kish arritur një zhvillim të mirë e të dukshëm dhe ishte bërë
një qendër ekonomike, kulturore e zhvilluar. U prish Shipska, Llenga, Niça,
Grabova etj. me një zhvillim ekonomik e
kulturor, gjithashtu të dukshëm. Një
pjesë e mirë me popullsinë e tyre vllahe u
detyruan të braktisin vendin e tyre dhe të
shpërndarën këtej-andej. Mjaft nga ato
qendra të shkatërruara erdhën dhe u vendosën në trevën e Tiranës.
Qenë familjet nga Voskopoja Voillat:
familjet: Fendiket, Shundi, Zgalla, Pano,
Çaniti nga Llenga; familjet: Koja, Mara,
Premti, Janku nga Niça; Familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova; Nga Belica
familjet: Heba, Hobdari, Jorgo, Topalli,
Goshi, Penteqi, Ballku, Terca etj.
Dokumenti më i vjetër që mund të tregoj më së qarti është kodiku i Shën Prokopit të Tiranës që pasqyron përafërsisht
gjendjen e saktë të familjeve që përbënin
Bashkësinë Ortodokse vllahe më 1918. Në
listën e kodikut figurojnë 71 familje të
krishterë ortodokse vllahe. Në vitin 1764
Bashkësia Ortodokse e Tiranës kalon në
varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në këtë
kohë ajo u shpall “Mitropolia e Durrësit
dhe Mokër-Gorë” duke pasur nën varësi
ortodoksët e rrethana Durrës-Tiranë-
Kanafe-Elbasan-Pogradec. Dhe kjo ka arsyet e veta: Durrësi është qendra e parë e
krishterimit në Shqipëri. Konkretisht në
vitin ’58 pas lindjes së Krishtit – thuhet
në kodik – Durrësi kishte 70 familje të
krishterë. Durrësi në vitin ’70 pas Krishtit kishte një peshkopatë në krye të të cilës
qe një nga 70 nxënës të Jesu Krishtit,
Qesari, të cilin Shën Pavli para se të largohej nga Durrësi në Peloponez e kish
vendosur peshkopatin e parë të Durrësit
Shën Qesarin. Më vonë Shën Qesari shuguroi Astin peshkop të Durrësit.
Nga fundi i shekullit të parë (viti ’98)
kur në Romë u bë perandor Trajani (Ulpino Trajano) ai ndërmerr fushatën e tretë
të përndjekjeve të krishterëve. Guvernatori i Durrësit të asaj kohe burgos Astin
dhe e torturon në mënyrë më çnjerëzore atë
që ai të mohonte krishterimin dhe t’u falej
idhujve paganë. Ai nuk iu nënshtrua dhe e
dënon me vdekje. Pasi e zhvesh lakuriq e
rrahën me kamxhik me nyje plumbi, ia lyen
trupin me mjaltë, e varën në një pemë dhe e
lanë të vdesë në zhegun e verës.
Sipas traditës, ai u martirizua me 6
korrik të vitit ‘110 që njihet si dita e Shën
Astit (Shih librat e shenjtë). Kremtimi i
këtij shenjtori bëhet në katedralen
ortodokse të Durrësit që mban emrat e
Apostull Pavli dhe Shën Astit. Shën Asti
për shekuj të tërë është i njohur në gjithë
Shqipërinë. Emrin e Shën Astit të Durrësit e mban dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Toronto (Kanada). Në Durrës
është ngritur dhe Akademia e Teologjisë
të Krishtërimit Ortodoks.
Sipas kodikut të Shën Prokopit të Tiranës në fillim të muajit Shkurt 1780
Ahmet Kurt Pasha i Beratit në krye të ekspeditës së fuqishme ushtarake arriti në
Elbasan dhe që andej niset, por e mbërrin
në Tiranë duke u vendosur në Laprakë. I
bën thirrje Ibrahim Bej Ballgjinit të Tiranës për të dorëzuar qytetin Tirana u rrethua nga të gjithë anët dhe filloi një luftë
shumë e ashpër.
Rrethimi zgjati dy muaj e gjysmë por
edhe qëndresa qe shumë e fortë. Një luftë
dhëmb për dhëmb.
Ibrahim Bej Ballgjini që në fillim nuk
iu bind. Ai ngriti në kombe gjithë popullsinë për të mbrojtur qytetin dhe për ta
shpëtuar atë nga rreziku. Atëherë u
mblodh dhe Bashkësia e Tiranës duke
marrë menjëherë vendimin që t’i vinte në
ndihmë Sulejman Pashës të Tiranës për
çlirimin e Tiranës nga pushtuesi Ahmet
Kurt Pasha i Beratit. U vendos që bashkia
të mobilizonte vllahët dhe të krijonte një
repart për t’i ardhur në ndihmë sundimtarit të Tiranës për shpartallimin dhe shkatërrimin e forcave pushtuese të Kurt
Pashës së Beratit. Në krye të këtij reparti
u caktua një pjesëtar i familjes Noilla që
ishte më trimi e më i stërvituri si luftëtar
në luftime saqë i vunë titullin – “strategu”
në kuptimin e fjalës komandant që mori
pjesë që në fillim në luftimet që ishin zhvilluar në afërsi të Tiranës dhe që luftoi
me aq zgjuarsi, trimëri e guxim, shkathtësi e vetëmohim saqë kjo trupë me vllahë kishte tërhequr vëmendjen si të sundimtarit Ibrahim Pashë Ballgjinit por edhe
gjithë banorët e Tiranës.
Pas mbarimit me sukses të luftës së
Tiranës Ibrahim Pashë Ballgjini thërret
parinë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës
si: voskopojarët, shipskianët, niçarët, llengarët, grabovarët dhe belicarët etj. falënderon për ndihmën e dhënë me forca materiale të holla në luftën për çlirimin e
Tiranës nga pushtuesi dhe për mbrojtjen
e Tiranës. U komunikoi të parëve se shtë-
pia e tij merrte në mbrojtje Bashkësinë
Ortodokse të Tiranës duke i lejuar banorët e saj që të vendoseshin me banim të
përhershëm në tokat e tij brenda në qendër
të Tiranës e të ushtronin lirisht zanatin e
tyre të tregtisë, zejtarisë dhe të ushtrisë,
kurse fisit më të shënuar Voilla i fali dhe
dyqanet brenda në Tiranë u fali dhe një truall për ndërtimin e një kishe në vendin përballë të xhamisë së Ethem Beut. Qysh në atë
kohë banorët e Bashkësisë së Tiranës që ishin jashtë qytetit u zhvendosën grupe-grupe
dhe u ngulitën në qendrën e Tiranës.
Vendosja e vllahëve të Bashkësisë së
Tiranës në disa pika të qytetit, por gjithmonë në afërsi të tregut bëri një jehonë
të madhe jo vetëm në Tiranë por në gjithë
Shqipërinë. Pjesa më e madhe e familjeve
u vendos në zonën ku është sot Muzeu
Kombëtar dhe hoteli 15
-të
 katëshin dhe u
quajt në atë kohë “Lagja e Fendikut” termi Fendik vjen nga latinishtja e vjetër e
Ballkanit që shqip do të thotë prift, pra
Lagja e Priftit. Në të u vendosën familjet:
Fendiku, Mura e të tjerë nga Llenga; familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova etj.
Një pjesë tjetër u vendosën në zonën e
ish  “MAPO E MADHE”, kësaj zone i
thoshin në atë kohë “Lagja e Sulejman
Pashë Ballgjini ku u ngulitën vllehët e
Voskopojës, Shipskës, Vithkuqit etj. që
kryesoheshin nga Voilla, fisi më i dëgjuar
në arenë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mjaft familje të tjera ishin vendosur
tek “Pisha” apo Pazari i Ri. Atje ishin me
shumicë familjet “Niçarë” të ardhur nga
qyteza Niça e krahinës së Gorës të Kazusë së Stardas e të asaj kohe sot rrethi i
Pogradecit. Atje u krijua një mëhallë me
vete dhe u quajt “Lagja e Niçotëve”. Disa
të tjerë të ardhur nga Durrësi e Kanaja u
vendosën tek “Shallvaret” që shqip do të
thotë pantallona. Atje çdo të enjte bëhej
një pazar për rroba, pra veshjet. Në këtë
lagje u ngulitën më tepër rrobaqepësit të

ardhur dhe nga Elbasani e nga Belica e
Sipërme apo e Poshtme.
Sistemi brenda në qytet u krye rekord,
pra menjëherë dhe me një solidaritet të theksuar. Forcat ndërtuese i dispononte vetë
Bashkësia Ortodokse sepse mjaft veta nga
pjesëtarët e saj e ushtronin zanatin e ustait.
Pas vendosjes brenda në qytet nisi për
Bashkinë jeta normale dhe e organizimit

1 σχόλιο:

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.